TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Qershor 2026, 07:47

Kolumbia 'thyen' 1-0 Kongon, kualifikohet për në raundin e 1/16-ave

Shkruar nga Pamfleti
Kolumbia 'thyen' 1-0 Kongon, kualifikohet për në raundin e
Kolumbia feston fitoren 1-0 kundër Republikës Demokratike të Kongos

Kolumbia siguroi matematikisht kualifikimin në fazën e 1/16-ave të Kupës së Botës 2026, pasi mposhti 1-0 Kongon në ndeshjen e zhvilluar mëngjesin e kësaj të mërkure sipas orës shqiptare.

Skuadra latino-amerikane dominoi gjatë gjithë takimit, edhe pse arriti të gjejë golin e fitores vetëm në minutën e 76-të. Daniel Munoz ishte autori i golit vendimtar, duke vulosur suksesin e ekipit të tij dhe tri pikë shumë të rëndësishme në garën për kreun e grupit.

Munoz kishte tundur rrjetën që në minutën e gjashtë, por goli i tij u anulua pas verifikimit për pozicion jashtë loje. Pavarësisht kësaj, Kolumbia vazhdoi të ushtrojë presion dhe e mbylli ndeshjen me 20 gjuajtje në total, nëntë prej të cilave në kuadratin e portës. Në anën tjetër, Kongo arriti të godasë portën kundërshtare vetëm një herë gjatë gjithë sfidës.

Pas dy ndeshjeve të para, Kolumbia kryeson Grupin K me gjashtë pikë të plota, ndërsa Portugalia renditet e dyta me katër pikë. Kongo mban vendin e tretë me një pikë, ndërsa Uzbekistani është i fundit pa asnjë pikë të grumbulluar.

Në ndeshjet e fundit të grupit do të përballen Kolumbia me Portugalinë dhe Kongo me Uzbekistanin. Edhe pse Kolumbia ka siguruar tashmë kualifikimin, asnjë skuadër nuk është eliminuar zyrtarisht nga Grupi K, me fatet e vendeve të mbetura që do të vendosen pas raundit të tretë.

Renditja në Grupin K:

Kolumbia 'thyen' 1-0 Kongon, kualifikohet për në raundin e

Lini një Përgjigje