TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Nëntor 2024, 18:33

Kombëtarja kërkon “hakmarrjen” në ‘Air Albania’, kuqezinjtë vetëm një fitore kundër Çekisë

Shkruar nga Pamfleti

Kombëtarja kërkon “hakmarrjen” në ‘Air

Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Çekisë më 16 nëntor në orën 20:45, përballje që do të zhvillohet në “Air Albania”. Një duel direkt për kreun e grupit B1 në Ligën e Kombeve, pasi vetëm 1 pikë i ndan dy ekipet mes tyre.

Kuqezinjtë e Silvinjos janë të “dënuar” vetëm për fitoren, pasi në çdo rast tjetër do të humbisnin shanset për kreun e grupit. Kjo sfidë pritet të jetë mjaft e luftuar mes skuadrave dhe statistikat e thonë diçka të tillë.

Në 4 duelet direkte mes tyre, Shqipëria ia ka dalë të fitojë vetëm 1 ndeshje. 2 takime kanë përfunduar në favor të Çekisë dhe vetëm në një rast janë ndarë në barazim.

Kuqezinjtë ia kanë dalë të shënojnë në portën e çekëve 5 gola, ndërsa kanë pësuar 6 të tillë. Fitorja e vetme e skuadrës sonë ndaj çekëve është 3-0 në “Air Albania”, takim i vlefshëm për kualifikueset e “EURO 2024”. Në atë takim shënonim Asani dhe Taulant Seferi dopietë.

kombëtarja shqiptare ndeshja me çekinë liga e kombeve

Lini një Përgjigje