TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Qershor 2026, 14:54

Komentet e Joao Neves, Georgina Rodriguez i del në mbrojtje Ronaldos

Shkruar nga Pamfleti
Komentet e Joao Neves, Georgina Rodriguez i del në mbrojtje Ronaldos
Georgina Rodriguez

Atmosfera në kampin e Portugalisë duket e tensionuar pas barazimit ndaj Kongos në Kupën e Botës 2026. Në qendër të vëmendjes vazhdon të jetë Cristiano Ronaldo, performanca e të cilit ka ngjallur debat mes tifozëve dhe opinionit sportiv.

Situata mori përmasa edhe jashtë fushës, pasi partnerja e Ronaldos, Georgina Rodriguez, reagoi ashpër ndaj një komenti në rrjetet sociale që më pas rezultoi të ishte i rremë dhe i atribuohej partneres së Joao Neves.

Pasi kuptoi se bëhej fjalë për një lajm të pavërtetë, Georgina e fshiu reagimin e saj, por pamjet e komenteve u shpërndanë gjerësisht në rrjet.

Ndërkohë, mbrojtësi Ruben Dias ka bërë thirrje për unitet në prag të ndeshjes së radhës, duke theksuar se përgjegjësia për rezultatet i takon gjithë skuadrës dhe jo vetëm një lojtari.

Komentet e Joao Neves, Georgina Rodriguez i del në mbrojtje Ronaldos

georgina rodriguez cristiano ronaldo

Lini një Përgjigje