Kupa e Botës 2026 po dëshmon shkëlqimin e yjeve të reja të futbollit botëror.
Lamine Yamal, supertalenti i Barcelonës, ka lënë gjurmët e tij në librat e historisë duke shënuar golin e parë në karrierë në një Kupë Bote.
Në moshën 18 vjeç e 343 ditë, Yamal ka arritur një moment historik që e vendos atë përpara njërit prej emrave më të mëdhenj të futbollit modern.Ai është bërë më i ri se Kylian Mbappé në kohën kur francezi shënoi golin e tij të parë në një botëror (19 vjeç e 183 ditë). Ky sukses konfirmon edhe një herë se Yamal nuk është thjesht një premtim, por një realitet i frikshëm për mbrojtjet kundërshtare.
Megjithatë, pavarësisht shkëlqimit të Yamal, një rekord “spanjoll” mbetet ende i paprekur. Gavi vazhdon të mbajë titullin si golashënuesi më i ri në historinë e kombëtares së Spanjës në Kupat e Botës, duke ruajtur kështu primatin brenda gjeneratës së artë të “La Roja”-s.
Spanja la pas zhgënjimin kundër Kepit të Gjelbër dhe ka rikonfirmuar se mbetet pretendente për të fituar Botërorin 2026. Në ndeshjen e dytë të grupit H, ashtu siç kishte premtuar trajneri De La Fuente, iberikët kanë triumfuar me rezultatin e thellë 4-0 kundër Arabisë Saudite.
Në stadiumin e Atlantas baraspesha zgjati deri në minutën e 10, kur Oyrazabal asistoi për Yamal, i cili nuk fali në ndeshjen e parë si titullar. Në vijim vetë Oyrazabal do të realizonte edhe dy herë të tjera, duke i dërguar shifrat në 3-0. Pjesa e parë do të mbyllej me gjurmët e kapitenit të Real Sociedad.
Me të nisur pjesa e dytë Spanja do të gjente edhe golin e katërt.
Lini një Përgjigje