TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Qershor 2025, 21:26

Kosova nuk ka të ndalur, shënohen 6 gola në ndeshjen me rivalët e panjohur

Shkruar nga Pamfleti

Kosova nuk ka të ndalur, shënohen 6 gola në ndeshjen me

Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur të marrë një tjetër rezultat pozitiv në miqësore. Pas fitores 5-2 kundër Armenisë, “dardanët” mposhtën edhe Komoros me shifrat 4-2 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Heroi” i ndeshjes për Kosovën ishte padiskutim Albion Rrahmani. Lojtari në fjalë konkretizoi trigolëshin personal. Fillimisht e gjetën rrugën e rrjetës miqtë me Bakari në minutën e 12. Por ky avantazh nuk zgjati shumë. Albion Rrahmani në minutën e 19 vendosi baraspeshën.

Me këto shifra u mbyllën 45 minutat e para. Pjesa e dytë dhuroi të tjera emocione.

Në minutën e 59, Rrahmani shënoi të dytin personal dhe realizoi përmbysjen. Por kjo nuk ishte e gjitha. Në minutën e 79, Albion Rrahmani kompletoi trisin e golave. Në listën e shënuesve pati kohë edhe për Fisnik Asllanin. Ndërsa goli i Said për Komoros vlejti sa për statistikë.    

Kujtojmë se sfida e mëparshme ishte fituar 5-2 përballë Armenisë në “Fadil Vokrri”.

kosova komoros ndeshja miqësore

Lini një Përgjigje