TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Dhjetor 2024, 17:46

Kristian Shpendi “abonohet” me golin, sulmuesi kuqezi “monster rrjetash” në Itali (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Kristian Shpendi “abonohet” me golin, sulmuesi kuqezi “monster

Kristian Shpendi është shfaqur protagonist në ndeshjen e sotme që Çezena e tij po luan në transfertë përballë Frosinones. Sfida e vlefshme për javën e 15 të Serisë B ka mbyllur pjesën e parë, 2-1 në favor të Frosinones.

Megjithatë, kjo disfatë momentale nuk e ka ndalur sulmuesin shqiptar të gjejë rrugën e rrjetës. Shpendi shënoi në minutën e 38 të sfidës, ku pasi humbi penalltinë, topi iu kthye mbrapsht dhe më pas e dërgoi në rrjetë.

Për Shpendin ky është goli i 10-të, në 14 ndeshje të luajtura. Tashmë bëhen plot katër ndeshje radhazi, që 21-vjeçari shënon në Serinë B italiane.

Me këtë formë, nuk do jetë e largët dita kur 21-vjeçari mund të veshë fanelën e ndonjë skuadre të madhe.

 

kristian shpendi sulmuesi shqiptar çezena

Lini një Përgjigje