
Kristian Shpendi i pandalshëm me fanelën e Çezenës në Itali. Sulmuesi i Shpresave kuqezi ka gjetur golin e radhës në ndeshjen që ekipi i tij po luan momentalisht në shtëpi përballë Torres.
Sfida e vlefshme për javën e 18 të Serisë C është momentalisht 1-1, teksa golin për të tijtë e realizoi pikërisht Shpendi.
Në minutën e 48 ai gjeti rrugën e rrjetës, duke kaluar Çezenën në avantazh.
Me këtë gol, Shpendi vazhdon të jetë në vendin e parë të listës së golashënuesve me plot 10 të tillë.
Lini një Përgjigje