TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Dhjetor 2023, 15:44

Vllaznia zhzyt Tiranën në krizë, s’ka fitues në Rrogozhinë, Erzeni dhe Teuta ndajnë pikët

Shkruar nga Pamfleti

Vllaznia zhzyt Tiranën në krizë, s’ka fitues në

Një klasike pa ngjyra, e zhvilluar në një terren të mjerueshëm, në një orar të papërshtatshëm, por në çdo rast një sfidë Tirana-Vllaznia nuk është kurrë një ndeshje e radhës. Në një sezon me shumë halle për të dy ekipet, kjo përballje prodhoi një futboll të mirë, me raste për shënim, e luftuar për çdo top, në fund festuan shkodranët pas suksesit minimal 0-1. Bekim Balaj, kapiteni i Vllaznisë, realizoi një gol prej “ishi”, një gol që nga pika e bardhë e penalltisë që në fund rezultoi një tre pikësh. 

Kuqeblutë zhysin gjithnjë e më shumë në krizë bardheblutë duke i kapur dhe në tabelën e renditjes. Sfida nisi në sulm për Tiranën duke iu afruar golit të avantazhit pas vetëm dy minutash lojë, me Kainën që provoi me një veprim akrobatik. Momenti më përcaktues i këtij takimi erdhi në minutën e 35, ku Vllaznia fitoi një 11-metërsh për prekje të topit më dorë në zonë nga Kaina. 
 
Nga 11-metra distancë, Balaj u tregua perfekt duke dërguar topin në rrjetë. Në fraksionin e dytë, Tirana mori shpejt kontrollin e lojës duke krijuar disa raste për shënim, fillimisht Latifi dhe më pas Abazaj gjetën portierin Qarri në gatishmëri. Provoi edhe Përgjoni pak minuta më pas me një goditje të fortë brenda zonës, por goditja e tij nuk ishte në kuadrat.Tirana kërkoi në çdo formë të shmangte këtë humbje, por pa sukses, me golin e Balajt që qendroi në fuqi.   

Shumë “luftë” dhe spektakël për një pikë në Rrogozhinë. Erzeni dhe Teuta nuk shkojnë më shumë se barazimi pa gola mes tyre në “Egnatia Arena”, takim i vlefshëm për javën e 17 të Abissnet Superiore.

Një ndeshje direkte mes dy ekipeve për mbvijetesën, por tashmë ndajnë nga një pikë që nuk i hyn në punë asnjërës skuadër për objektivat e tyre. Në minutën e 27, Teuta do fitoi një penallti, ku Karabeci e humbi atë në minutën e 31.

Një rast i artë që nuk u shfrytëzua siç duhet nga durrsakët, me Erzenin që pati shanset më të mira në pjesën  e dytë për të gjetur golin. Por gjithsesi as shijakasit nuk gjetën portën e kundërshtarëve, teksa Dema në disa raste dhe shtylla i thabë "JO" golit të Erzenit.

Golat munguan por jo kartonët. Iljazi la me 10 lojtarë Teutën, teksa në minutën e 88 u ndëshkua me karton të kuq, pasi të dytit të verdhë. Minutat e mbetura nuk  sollën ndryshim të rezultatit, me ekipet që ndanë nga një pikë dhe mbeten në zonën e ftohtë.

tirana vllaznia teuta erzeni abissnet superiore

Lini një Përgjigje