TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Janar 2026, 20:05

Kristian Shpendi realizon dopietë me shiritin e kapitenit në krah, sulmuesi shqiptar i “lë targën” binjakut të tij

Shkruar nga Pamfleti

Kristian Shpendi realizon dopietë me shiritin e kapitenit në krah,

Kristian dhe Stiven Shpendi kanë nisur në këtë sezon një garë të mirëfilltë mes tyre se kush shënon më shumë gola në Serinë B. I pari po luan rregullisht me Çezenën dhe sot ka realizuar dygolësh, duke kaluar të vëllain i cili është ndalur të shifra e 6 golave me Empolin.

Në ndeshjen në transfertë ndaj Rexhianës, në minutën e 20 të ndeshjes, Shpendi mori përsipër të gjuante një penallti për të barazuar përkohësisht shifrat. Ai lëshoi një goditje të sigurt, duke çuar topin në rrjetë e treguar se është tashmë një specialist nga pika e bardhë.

Ndërkohë, në pjesën e dytë, ai shënoi golin e përmbysjes 2-1 pasi mori një top të gjatë në të djathtë dhe duke parë portierin e dalë nga porta, goditi në mënyrë të saktë në shtyllën e parë për të çuar sferën në rrjetë.

kristian shpendi seria b çezena

Lini një Përgjigje