
Vjen merkato e verës dhe thashethemet që qarkullojnë çdo ditë për yjet e futbollit botëror janë ndër më të ndryshmet. Por një hipotezë e bujshme po qarkullon në Itali me një zë të merkatos që është përhapur nga kompanitë e basteve.
Disa kanë filluar të vendosin koeficientë për një transferim të mundshëm të Kristiano Ronaldos tek Interi. Portugezi është në fund të kontratës me Al Nasr dhe po mendon largimin nga klubi, pasi nuk ia ka dalë të fitojë asgjë me të, ndonëse kishte zbarkuar në Arabinë Saudite për të fituar shumë trofe.
Ky është një zë që ka dalë në mënyrë të çuditshme nëpërmjet këtyre koeficienteve të kompanive të basteve. Por në sfond ka një të vërtetë të pakundërshtueshme, Ronaldo është në kërkim të një skuadre për të marrë pjesë në Botërorin e Klubeve dhe përfaqësuesit e tij, janë në kontakte të ndryshme për të mundësuar që portugezi të provojë këtë aktivitet.
Lini një Përgjigje