TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Qershor 2025, 16:05

Kristjan Asllani duhet t’i tregojë Interit sa vlen, shans i artë për mesfushorin shqiptar të jetë titullar

Shkruar nga Pamfleti

Kristjan Asllani duhet t’i tregojë Interit sa vlen, shans i artë

Kristjan Asllani ka luajtur titullar me Interin në 3 ndeshjet e para të grupit në Botërorin e Klubeve. Kjo për shkak të dëmtimit të mesfushorit Hakan Çalhanoglu. Mesfushori i Kombëtares tashmë ka një mundësi të artë me zikaltërit për të treguar sa vlen në mungesë të turkut.

Hakan do të kthehet në Itali dhe do të presë aty shokët e skuadrës deri në fillimin e stërvitjes verore që të rikthehet në fushë. Mesfushori në fakt ka pësuar një problem të ri muskulor në pulpën e djathtë, konkretisht në soleus, në një zonë të ndryshme nga ajo që dëmtoi në finalen e Ligës së Kampioneve pothuajse një muaj më parë. Prandaj, duke pasur parasysh frekuencën e lëndimeve (gjatë sezonit), stafi mjekësor ka vendosur që të pushojë si masë paraprake.

“Corriere dello Sport” shkruan se qëllimi është që të rikuperohet plotësisht duke shmangur rreziqet e panevojshme pas një sezoni në të cilin Çalhanoglu nuk arriti kurrë të arrinte dhe të ruante gjendjen e tij më të mirë fizike.

kristjan asllani mesfushori shqiptar inter

Lini një Përgjigje