TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Qershor 2025, 20:39

“Fiksimi” i Silvinjos sa në një ekip te një tjetër, zyrtarizohet marrëveshja me skuadrën gjermane

Shkruar nga Pamfleti

“Fiksimi” i Silvinjos sa në një ekip te një

Arijon Ibrahimoviç nuk po gjen dot qetësi te Bajerni i Mynihut. Kjo pasi shqiptari është larguar sërish nga gjermanët në këtë merkato.

Bavarezët kanë bërë të ditur se Ibrahimoviç është huazuar sërish. Këtë herë në Gjermani te skuadra e Heidenhajmit. Tashmë edhe zyrtarisht, "fiksimi" i Silvinjos vazhdon të "shtegojë" te ekipi i radhës.

Ditët e fundit kanë qenë bisedime shumë pozitive me Holger Saneald dhe Frank Shmid, të cilët më kanë bindur se Heidenhajmi mund të jetë pikërisht klubi i duhur për mua në këtë moment.

Jam edhe më i emocionuar që do të luaj për Heidenhajmin në Bundesligë sezonin e ardhshëm”, tha Ibrahimoviç.

Klubi i uron suksese 19-vjeçarit, i cili sezonin e kaluar e mbylli te Lacio, ku sërish ishte i huazuar. Me italianët luajti vetëm në 2 ndeshje, duke mos mundur të fitojë minuta.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FC Bayern (@fcbayern)

arijon ibrahimoviç sulmuesi shqiptar heidenhajm

Lini një Përgjigje