
Enea Mihaj do të largohet nga ekipi i Famalikao këtë verë. Mbrojtësit të Kombëtares shqiptare i përfundon kontrata me portugezët më datë 1 korrik dhe rinovim nuk do të ketë.
Megjithatë, ofertat nga klubet e tjera për shqiptarin nuk mungojnë. Një nga skuadrat që ka dalë së fundmi në skenë është Atlanta Junajtid në “Major League Soccer”, në elitën e futbollit amerikan.
Pritet të shihet nëse klubi i Atlanta Junajtid e ka seriozisht për shërbimet e shqiptarit, apo është thjesht një interes merkatoje. Në sezonin që lamë pas, 26-vjeçari shqiptar ishte titullar absolut, teksa dhuroi edhe 1 asist në 29 ndeshje.
Në SHBA aktivizohet edhe sulmuesi i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni. Sulmuesi kuqezi luan për skuadrën e FC Austiin.
Lini një Përgjigje