TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Dhjetor 2024, 22:02

Kristjan Asllani shënon golin olimpik, mesfushori kuqezi realizon direkt nga goditja e këndit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Kristjan Asllani shënon golin olimpik, mesfushori kuqezi realizon direkt

Kristjan Asllani është shfaqur protagonist në ndeshjen që Interi po fiton 2-0 përballë Udinezes në sfidën e vlefshme për Kupën e Italisë.

Ishte pikërisht minuta e 47 e pjesës së parë, kur mesfushori shqiptar lëshoi perlën. Direkt nga goditja e këndit, topi i goditur nga Asllani shkoi në portën e ekipit kundërshtar.

Një eurogol që mori duartrokitje të shumta në stadium. Kujtojmë që në minutën e 15, shqiptari u ndëshkua me kartonin e verdhë.

kristjan asllani mesfushori shqiptar inte kupa e italisë

Lini një Përgjigje