TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Prill 2023, 19:42

Kristjan Asllani shkëlqen në fushë, mediat e mbushin me vlerësime, shikoni notën dhe statistikën e talentit shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Kristjan Asllani shkëlqen në fushë, mediat e mbushin me

66 minuta tepër pozitive për Kristjan Asllanin në duelin ndaj Salernitanës. Mesfushori shqiptar ishte një nga më të spikaturit në fushë në radhët e Interit. Goli i shënuar nga Gosens në minutën e 6 u gatua nga këmbët e Asllanit, i cili gjithashtu dhuroi edhe disa topa të magjishëm “alla Pirlo” për shokët e skuadrës.

Në minutën e 66, shqiptari i la vendin, Galjardinit, teksa u vlerësua me notën 7.7 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”. Plot 5 nga 6 krosime të Asllanit ishin të sakta, ndërkohë që talenti kuqezi ishte i saktë edhe në duelet e fituara. Gjithashtu mesfushori regjistroi edhe 6 pasime kyçe në këtë përballje.

Duket se zëvendësimi i Asllanit nuk rezultoi aspak pozitiv, teksa zikaltërit pësuan gol në minutën e 90, duke bërë që sfida të përfundonte me rezultatin 1-1.

Kristjan Asllani shkëlqen në fushë, mediat e mbushin me

kristjan asllani mesfushori shqiptar inter

Lini një Përgjigje