Sport 7 Prill 2023, 16:40

Lajm i hidhur për ekipin e Korabit, shuhet një prej figurave më të spikatura të sportit të Peshkopisë

Shkruar nga Pamfleti

Lajm i hidhur për ekipin e Korabit, shuhet një prej figurave më

Skuadra e Korabit ka njoftuar sot ndarjen nga jeta një prej figurave më të spikatura të sportit të Peshkopisë.

Bëhet fjalë për Rasim Shirën, i cili ka vdekur në moshën 68-vjeçare. Shira ka qenë i spikatur në mundje ku është shpallur dhe kampion.

Gjithashtu ai është dekoruar me titullin e lartë “Mjeshtër Sporti” dhe dikur ka qenë President i Klubit Sportiv Korabi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, klubi shpreh ngushëllimet për familjen dhe të afërmit e të ndjerit Rasim Shira.

rasim shira korabi kampioni i mundjes