Sport 7 Prill 2023, 18:07

Kategoria e Parë/ Apolonia mposht Burrelin dhe sheh nga Superiorja, Luzi 2008 “likuidon” me lehtësi Lushnjën

Shkruar nga Pamfleti

Kategoria e Parë/ Apolonia mposht Burrelin dhe sheh nga Superiorja, Luzi

Kategoria e Parë e Futbollit në Shqipëri ka nisur këtë të premte javën e 22 me dy duele. Apolonia fitoi me vuajtje 2-1 kundër Burrelit në “Loni Papuçiu”, ndërsa Luzi mposhti pastër 2-0 Lushnjën.

Fierakët përmbysën ndeshjen në minutat e fundit. Ishin miqtë që në minutën e 77 kaluan në avantazh me Kolecin, teksa Eneh në minutën e 81 barazoi ndeshjen. Do duhej të vinte minuta e parë shtesë (90+1) që vendasit e Dovedan të gjenin golin e avantazhit me Mario Gjatën. Me 31 pikë, fierakët ngjiten përkohësisht në vendin e pestë, duke lënë pas humbjen me Skënderbeun. Burreli me 26 pikë mbetet në vendin e nëntë.

Në Luzin e Vogël, Luzi vendas fitoi me rezultatin e pastër 2-0 me Lushnjën. Goli i parë i ndeshjes u shënua në minutën e 8 nga Treni, teksa në minutën e 49 të ndeshjes ishte Gjinaj që dyfishoi rezultatin. Me 29 pikë, Luzi shkon në vendin e shtatë. Lushnja me 25 pikë mban vendin e 11-të dhe tre javë nga fundi rrezikon qëndrimin në Kategorinë e Parë.

Nesër dhe pasnesër luhen katër ndeshjet e mbetura për javën e 22, ndërsa kujtojmë se Tërbuni është përjashtuar nga Kategoria e Parë.

luzi 2008 apolonia lushnja burreli kategoria e parë