TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Nëntor 2023, 22:14

Kristjan Asllani tregon talentin si këngëtar, e kap mat shoku i skuadrës tek Interi (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Kristjan Asllani tregon talentin si këngëtar, e kap mat shoku i

Kristjan Asllani po kalon një moment mjaft pozitiv në karrierën e tij, kur duket se gjërat po shkojnë në rrugën e duhur dhe përveç aktivizimit si protagonist me Kombëtaren po bëhet i tillë edhe me Interin. Por nëse gjërat nuk shkojnë si duhet në karrierën e tij, mesfushori shqiptar mund të mendojë ndoshta edhe për një karrierë në muzikë. 

“Talentin e fshehtë” të Asllanit e ka zbuluar shoku i tij i skuadrës, Davide Fratezi, me të cilin Asllani ka kaluar disa orë pushimi sot, në ditën që trajneri Inzagi i kishte lënë të lirë futbollistët pas fitores ndaj Atalantës. 

Mesfushori i Interit ka filmuar lojtarin shqiptar, teksa niste makinën dhe këndonte një këngë rap nga Sfera Ebbasta, duke e zënë në befasi Asllanin, video të cilën e publikoi më pas në rrjetet sociale për ndjekësit e tij. 

kristjan asllani mesfushori shqiptar davide fratezi

Lini një Përgjigje