
Arbër Hoxha vazhdon të shfaqë një formë spektakolare në Kroaci, me paraqitje mbresëlënëse dhe me gola të jashtëzakonshëm. I tillë ka qenë edhe ai i shënuar sot në kampionatin kroat, ku Dinamo e Zagrebit përballej me kampionët e Rijekës, në një sfidë direkte mes pretendentësh për titullin kampion, e cila u mbyll me rezultatin 2-1.
I aktivizuar mes titullarëve, Hoxha pa skuadrën e tij të kalonte në avantazh e më pas të arrihej nga miqtë falë golit të ish-mesfushorit të Tiranës, Merveil. Por në minutën e 84, Hoxha tregoi aftësitë e tij me një gol të pabesueshëm.
Ai mori topin në krahun e majtë dhe pastaj nga një kënd i pamundur, lëshoi një goditje të kalibruar që shkoi mbi portierin dhe përfundoi në rrjetë, për t’i dhënë përsëri avantazhin ekipit të Dinamos së Zagrebit.
Lini një Përgjigje