TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Tetor 2025, 21:15

Kualifikueset e Botërorit/ Kombëtarja kuqezi i jep fund përgatitjeve për ndeshjen ndaj Serbisë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Kualifikueset e Botërorit/ Kombëtarja kuqezi i jep fund

Kombëtarja shqiptare ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen kualifikuese të vlefshme për Kupën e Botës 2026 ndaj Serbisë.

Pas përfundimit të konferencës për mediat, trajneri Silvinjo zbriti në fushë dhe drejtoi seancën e fundit stërvitore në stadiumin ku do të luhet takimi në Leskovac.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se të gjithë lojtarët janë në gjendje të mirë dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Silvinjo për këtë përballje.

Takimi Serbi-Shqipëri do të luhet nesër, në orën 20:45, në stadiumin “Gradski stadion Dubočica”, në Leskovac.

 

kombëtarja shqiptare ndeshja me serbinë kualifikueset e kupës së botës

Lini një Përgjigje