TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Shtator 2025, 22:42

Kualifikueset e Botërorit/ Spanja mbaron punë që në pjesë e parë, Gjermania befasohet në start; Belgjika luan tenis, Holanda bën paqe

Shkruar nga Pamfleti

Kualifikueset e Botërorit/ Spanja mbaron punë që në

Janë luajtur sot disa prej ndeshjeve kualiflikuese në zonën e Europës për Kupën e Botës 2026. Në Grupin E, Turqia fitoi në transfertë 2-3 ndaj Gjeorgjisë, Spanja fitoi në transfertë 0-3 ndaj Bullgarisë.

Spanjollët gjetën golin pas 5 minutash lojë. Pas një aksioni të gjatë, Zubimendi asistoi bukur për Ojarzabal, i cili shmangu mbrojtësit dhe dërgoi topin në rrjetë. Në minutën e 29, Spanja gjeti golin e dytë me Mark Kukurejan, pas krosimit të Jamal në krah dhe kthimit të topit mbapsht nga mbrojtësi bullgar, anësori që luan për Çelsin e dërgoi atë në rrjetë. Në minutën e 38, Mikel Merino shënoi me kokë golin e tretë, pas krosimit Lamin Jamal nga goditja e këndit. Pjesa e parë u mbyll 0-3 për Spanjën. Në pjesën e dytë nuk pati ndryshim rezultati. Spanja fiton 0-3.

Surpriza e mbrëmjes erdhi nga Bratislava, aty ku Sllovakia mundi pastër 2-0 Gjermaninë, në ndeshjen e parë kualifikuese për grupin A. Vendasit e mbyllën pjesën e parë në avantazh 1-0, falë golit të David Hanko në minutën e 42, pas një kundërsulmi të shpejtë të finalizuar me sukses. Në fillimin e pjesës së dytë, Sllovakia dyfishoi shifrat me golin shumë të bukur nga David Strelec. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Irlanda e Veriut fitoi 1-3 në transfertë ndaj Luksemburgut dhe mban aktualisht vendin e parë.

Belgjika fitoi në transfertë ndaj Lihtenshtejnit me shifrat 0-6 me golat e Maksim De Kuiper në minutën e 29, Tielemans në minutën e 70 nga pika e bardhë e penalltisë, Teate në minutën e 60, De Brojne 2 minuta më vonë dhe Foana në minutën e 90+1. Belgët renditen të tretët në grupin J pas Uellsit dhe Maqedonisë së Veriut.

Në Roterdam, Holanda nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Polonisë. “Tulipanët” gjetën golin në minutën e 28 me Denzel Damfris, i cili shënoi me kokë pas krosimit nga këndi nga Memfis Depaj. Polonia barazoi me Mati Kesh 10 minuta para fundit, me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë, pas një aksioni të gjatë. Rezultati final 1-1. Holanda, Polonia dhe Finlanda kryesojnë grupin me nga 7 pikë, por holandezët kanë një ndeshje më pak se dy rivalët e tjerë.

gjermania spanja holanda belgjika kualifikueset e botërorit

Lini një Përgjigje