TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Shtator 2025, 21:02

“Pa dëshirë, prisja më shumë”, Bogdani nuk i kursen kritikat për Shqipërinë: Ndeshje pa ritëm ndaj Gjibraltarit

Shkruar nga Pamfleti

“Pa dëshirë, prisja më shumë”, Bogdani nuk i

Erjon Bogdani ka mbetur i zhgënjyer nga paraqitja e Kombëtares shqiptare përballë Gjibraltarit, përtej fitores 1-0 të kuqezinjve.

Për mendimin tim ishte një ndeshje ku e mira ishte që shumë të rinj bënë praninë e parë në Kombëtare. Por pas kësaj ishte një ndeshje pa ritëm, qarkullim topi, ngadalë, pa gjuajtje në portë, pa dëshirë dhe nuk e di.

Ishte një ndeshje për t’u bërë, nuk është se shërbeu shumë për ndeshjen e ardhshme, mendoj se e ardhmja duhet të jetë komplet ndryshe. Se nëse nuk vendos dëshirën në fushë, qarkullimin e shpejtë, pasim vertikal apo sulmues e mesfushorë që sulmojnë portën.

Ishte ndeshje komplet pa ritëm. Lojtari që tregoi veten në pjesën e parë ishte Berisha me ato dy gjuajtje, me një ekip kaq larg në renditje. Duke parë futbollistët që aktivizoi Gjibraltari e luajtën me të rinj në moshë, për mendimin tim prisja më shumë aksione, gjuajtje në portë, edhe gola e performancë më të mirë”, tha Bogdani për "TV Klan" pas ndeshjes.

erjon bogdani ish-sulmuesi i kombëtares

Lini një Përgjigje