Sport30 Prill 2024, 21:26

Kundërshtari i Shqipërisë në “EURO 2024” merr masat, fton 4 ikona në kampin stërvitor

Shkruar nga Pamfleti

Kundërshtari i Shqipërisë në “EURO 2024” merr

Shqipëria do të hap siparin e ndeshjeve të “EURO 2024” kundër Italisë së Luçiano Spaletit.

Italianët janë përgatitur mjaft mirë për këtë kompeticion, duke pasur objektivin për të mbrojtur statusin e tyre si kampionët e Europës, që nga viti 2021 kur ata fituan Europianin e fundit. Për këtë arsye, trajneri Spaleti ka bërë një kërkesë tepër të veçantë. Në stafin teknik të kombëtares së kaltër janë thirrur 4 legjenda të sulmit, me qëllim stërvitjen e lojtarëve në aspektin ofensiv. Bëhet fjalë për Totin, Baxhon, Del Pieron dhe Antognonin.

Duke pasur parasysh karrierën e tyre tepër të suksesshme jo vetëm me fanelën italiane por edhe të klubeve respektive, Spaleti ka menduar se këto 4 yje të historisë së sulmit botëror do të ishin një përforcim mjaft i mirë që mund t’i shërbejë ekipit që të mund të performojnë në nivelin më të lartë sulmues në këtë Europian.

shqipëria "euro 2024" #erdhi nga italia me 516 mijë euro të pa