Sport15 Maj 2024, 23:09

Kupa e Italisë i takon Juventusit, bardhezintë triumfojnë ndaj Atalantës së Gjimshitit dhe fitojnë për herë të 15 trofeun

Shkruar nga Pamfleti

Kupa e Italisë i takon Juventusit, bardhezintë triumfojnë ndaj

Juventusi është fitues i Kupës së Italisë për sezonin 2023-2024. Bardhezinjtë siguruan trofeun për herë të 15 në histori pas fitores 0-1 në finale ndaj Atalantës.

Ndeshja nisi malore për Atalantën që pësoi gol pas vetëm katër minutave lojë. Një aksion i bukur bëri që Vlahoviç mos falte dhe me të djathtën kaloi “Zonjën e Vjetër” shumë shpejt në epërsi.Pas golit të pësuar, Atalanta kontrolloi pothuajse shumicën e lojës, por pjesa e parë u mbyll me shumë raste.

Fraksioni i dytë i lojës nisi me Atalantën në kërkim të barazimit. Mbrojtja e bardhezinjve u tregua në nivelin e duhur duke mos pësuar, teksa Vlahoviç gjeti rrjetën e dytë në minutën e 75.

Në këtë moment në lojë u fut VAR, që për milimetra anuloi golin e dytë të serbit. Më pas Atalanta kishte mundësi me Lukman, që nga jashtë zone e stampoi topin në shtyllën e djathtë pingule të Perin, teska ‘Zonja’ ishte me fat.

Në kundërsulmin e radhës, Mireti ktheu “reston” dhe goditi shtyllën për Juven, ndërsa Berat Gjimshiti luajti 90 minuta dhe u ndëshkua me kartonin e verdhë.

Notë 7.4 për kapitenin e Kombëtares që zhvilloi një paraqitje të mirë, por pa mundur të fitojë trofeun e parë me Atalantën.

 

 

juventus atalanta kupa e italisë