
Partizani i thotë lamtumirë Kupës së Shqipërisë. Të kuqtë janë mposhtur 1-3 në shtesë nga Elbasani dhe i kanë thënë lamtumirë në fazën çerekfinale kompeticionit të dytë për nga rëndësia në Shqipëria.
Në minutën e 90+7′, traversa i mohoi Partizanit kualifikimin. Hjumen flirtoi me supergolin në fund.
Kur mendohej se ndeshja do t’i drejtohej 11-metërshave, Elbasani gjeti golin në minutën e 120 dhe siguroi kualifikimin në gjysmëfinale. Skuadra e drejtuar nga Gvozdenoviç fitoi një penallti. Të kuqtë protestuan, ndërsa Ze Gomesh e mori përsipër dhe shënoi gol.
90 minutat e kësaj sfide të luajtur në “Arena e Demave” u mbyllën me fitoren e miqve me shifrat 1-2.
Verdheblutë gjetën të parët golin në minutën e 25. Lajthia dërgoi topin në rrjetë, pasi Sembene dhe Bytyçi nuk u kuptuan mirë bashkë.
Në minutën e 39, të kuqtë barazuan shifrat. Kontreras riktheu baraspeshën. Doumbia e asistoi, duke vjedhur topin nga Manellari. Ky i fundit pretendoi për ndërhyrje të gabuar.
Pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-1.
Sapo nisi pjesa e dytë, në minutën e 49, Elbasani ktheu avantazhin në favor të vet. Lajthia iu kthye në makth “demave”, duke shënuar sërish. Dumbia pretendoi për faull në momentin që humbi topin.
Me këtë rezultat, ndeshja shkoi në shtesë, pasi takimi i parë mes këtyre 2 ekipeve ishte mbyllur me fitoren e Partizanit 0-1 në “Elbasan Arena”.
Lini një Përgjigje