TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Mars 2026, 18:15

Manaj protagonist te Sivaspori, trajneri kërkon më shumë nga sulmuesi shqiptar: Nuk është ende në formën maksimale

Shkruar nga Pamfleti

Manaj protagonist te Sivaspori, trajneri kërkon më shumë nga

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj, ka nisur të shfaqet menjëherë protagonist me fanelën e Sivasporit. Në javët e para me skuadrën turke, ai e ka mbyllur muajin e parë me një bilanc pozitiv prej katër golash dhe një asisti, duke dhënë sinjale të qarta për rolin e tij në repartin ofensiv të ekipit.

Megjithatë, sipas trajnerit të Sivasporit, Ismet Tashdemir, sulmuesi shqiptar nuk ka arritur ende maksimumin e formës së tij sportive. Në një prononcim për mediat, tekniku turk vlerësoi progresin dhe përkushtimin e Manajt gjatë kësaj periudhe.

Rei Manaj është thuajse gati. Ndoshta mund të shtojë diçka më shumë sa i përket gjendjes së tij fizike, por ai po punon në këtë drejtim. Po stërvitet shumë mirë dhe ka një përkushtim të madh”, deklaroi Tashdemir.

Sipas trajnerit, Manaj është përshtatur mirë me skuadrën dhe pritet të luajë një rol të rëndësishëm në objektivat e ekipit gjatë sezonit.

Unë shoh që është integruar mirë me ekipin dhe shpresojmë që kjo të vazhdojë edhe në vazhdim. Në fund të fundit, Manaj është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, një futbollist vërtet i shkëlqyer. Kemi edhe lojtarë të tjerë në skuadër, por presim që të gjithë të përmirësohen nga dita në ditë, pasi jemi në një periudhë ku nuk kemi nevojë për justifikime. Po përpiqemi të japim maksimumin”, u shpreh ai.

Aktualisht, Sivaspori renditet në vendin e 13-të në kategorinë e dytë të futbollit turk. Skuadra do të përballet në fundjavë me Keçiörengücü, një kundërshtar direkt në garën për zonën “play-off“, ku një fitore mund t’i ndihmojë të ngjiten në renditje dhe të afrohen me objektivin e rikthimit në elitë.

rei manaj sulmuesi i kombëtares ismet tashdemir trajneri i sivasporit

Lini një Përgjigje