TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Dhjetor 2025, 19:40

“Kur e morën vesh që isha nga Kosova ndryshuan menjëherë”, tekniku i Laçit: Jam i vetmi trajner shqiptar në histori që ka drejtuar një ekip në Serbi

Shkruar nga Pamfleti

“Kur e morën vesh që isha nga Kosova ndryshuan

Trajneri i Laçit, Naçi Shensoi, ishte i ftuar në emisionin “Mega Sport” që transmetohet në “A2 CNN”. Shensoi ka folur sa i përket eksperiencës së tij në Serbi duke qenë i vetmi trajner shqiptar që ka drejtuar në këtë vend.

Kam drejtuar në gjashtë shtete deri tani, edhe në Serbi, një trajner nga Kosova që drejton në Serbi, është gjë ekstreme. I vetmi trajner shqiptar në histori që ka drejtuar në Serbi.

Unë jam licencuar dhe rregjistruar nga Turqia dhe përfaqësoj Turqinë, ata nuk e kuptuan mirë në fillim. Isha me pasaportë turke atje dhe prandaj më morën, kur e morën vesh pastaj që isha nga Kosova, ndyshoi situata, nuk ishte më asgjë njësoj”, tha Shensoi.

naçi shensoi trajneir i laçit

Lini një Përgjigje