TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Dhjetor 2025, 18:54

Nesër luhet fati i Alonsos, nëse nuk fiton me Bilbaon shkarkohet nga detyra e trajnerit të Realit

Shkruar nga Pamfleti

Nesër luhet fati i Alonsos, nëse nuk fiton me Bilbaon shkarkohet nga

Aventura e Çabi Alonso në krye të Realit të Madridit nuk po shkon aspak siç pritej. Trajneri bask është në rrezik të madh pas tre barazimeve radhazi në La Liga dhe në rast humbjeje nesër ndaj Atletik Bilbaos, ai mund të shkarkohet.

Gazetari i njohur sportiv në Spanjë, Eduardo Inda, në programin e fundit të “El Chiringuito de Jugones”, paralajmëroi se fati i Çabi Alonsos varet nga transferta e nesërme ndaj Atletik Bilbaos.

Mendoj se nëse barazojnë në Bilbao, asgjë nuk do të ndodhë. Por nëse Reali i Madridit humbet kundër Bilbaos të mërkurën, ka një shans të mirë që Çabi Alonso të mos jetë më trajner,” pohoi ai.

Inda vazhdoi më tej duke zbuluar edhe dy emrat që mund të zëvendësojnë Çabi Alonson në rast largimi. “I pari është Alvaro Arbeloa, i cili mund të jetë një zgjidhje deri në fund të sezonit. I dyti është Zidan. Është e vërtetë që francezi ka një marrëveshje me Francën për t’u bërë trajneri i ekipit të tyre kombëtar pas Kupës së Botës, por një telefonatë nga Valdebebas mund të ndryshojë gjithçka”, shtoi Inda.

çabi alonso trajneri i realit

Lini një Përgjigje