TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Qershor 2025, 20:32

“Kur luajti kundër Sitit vendosëm duart në kokë”, tek Evertoni bëjnë bilancin e Brojës: I japim notën 3 për sezonin e bërë

Shkruar nga Pamfleti

“Kur luajti kundër Sitit vendosëm duart në

Armando Broja ka mbyllur një tjetër sezon zhgënjyes në klub dhe në Kombëtare, teksa për fat të keq, sulmuesi shqiptar rinisi një seri dëmtimesh në vitin 2025. Por një sinjal i mirë është fakti se pas rikthimit të tij, Broja po kalon pak kohë pa u dëmtuar, megjithëse nuk është aktivizuar shumë tek Evertoni dhe te Kombëtarja pati një frikë para ndeshjes me Serbinë pasi po ndiente disa shqetësime, por nuk rezultoi diçka serioze.

Mosha është akoma në favorin e tij, megjithëse duke parë situatën, çdo dëmtim i ri i Brojës i jep një tjetër goditje më të madhe. Faqja e madhe në mbështetje të Evertonit, “The Toffe Blues”, ka bërë një bilanc të këtij sezoni për sulmuesin shqiptar. Ata janë ndalur te performanca e tij kundër Mançester Sitit në ndeshjen e parë, ajo shpërthyesja, kur i bëri të gjithë tifozët e Evertonit që të vendosnin duart në kokë me mënyrën sesi shpërtheu dhe detyroi Foden që të varej te tutat e Brojës.

E kemi kërkuar prej tre vitesh Brojën dhe në fund e morëm. Nuk rezultoi një histori e bukur, dëmtimet ndikuan shumë te ky lojtar. Është ende i ri, për ne Evertoni nuk duhet të rikthehet te Broja dhe mendojmë se sigurisht që as nuk do të rikthehet te Çelsi, por do të huazohet ose do të shitet. Është shumë e vështirë, nuk rezultoi sulmuesi që ne kërkonim. Ndeshja e tij më e mirë ishte kundër Mançester Sitit, aty vendosëm duart në kokë dhe thamë: “Zot i madh, çfarë lojtari, si po i ikën kundërshtarëve, arriti vetë deri në mbrojtjen e Sitit”.

Më pas një tjetër dëmtim dhe shumë pak minuta. Zero gola, zero asiste, zero shanse të humbura për gol, shumë larg portës, por ka përqindje të mira në driblime dhe duelet ajrore të fituara. Sigurisht që duket qartë se lojtari është aty, potenciali është aty, por Broja duhet të rikthehet njëherë në formën e tij më të mirë, të qendrojë një kohë të gjatë pa u dëmtuar, të marrë minuta dhe më pas të rishoh që të kthehet në nivelet më të larta”, thuhet në raportin e faqes së njohur të Evertonit.

 

Lini një Përgjigje