TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Shtator 2024, 11:30

'Kur nxeheni ju shqiptarët…'/ Humbja me Gjeorgjinë, Silvinjo habitet me futbollistët e kombëtares pas ndeshjes

Shkruar nga Pamfleti
'Kur nxeheni ju shqiptarët…'/ Humbja me Gjeorgjinë,
Silvinjo

Në përfundim të ndeshjes me Gjeorgjinë ku humbëm 1 me 0, asnjë prej futbollistëve të Kombëtares nuk kaloi në zonën miks për të dhënë qoftë edhe një prononcim të shkurtër për mediat.

Lojtarët u larguan me shpejtësi edhe pas insistimit të gazetarëve, përgjigja ishte jo ose në rastin më të keq, injorimi ishte edhe duke mos folur fare.

Ishte e çuditshme, gjithsesi në përfundim të konferencës së trajnerit Silvinjo, ai gjeti kohën dhe qëndroi për një bisede me gazetarët që ndjekin gjithmonë ekipin kombëtar.

Ndër të tjera, brazilianit iu komunikua se lojtarët nuk i respektuan të gjitha mediat, u panë të tensionuar dhe u larguan me shpejtësi. Duke kërkuar një shpjegim se pse ndodhi diçka e tillë, edhe vet Silvinjo u habit disi.

Megjithatë, me sportivitet, ai tha: “Ne brazilianët jemi të nxehtë, por kur nxeheni ju shqiptarët…” (ishte batuta e trajnerit).

 

silvinjo humbja me gjeorgjinë

Lini një Përgjigje