TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Dhjetor 2025, 15:25

La fushën e lojës me barrelë, Leçe zbulon sa do të qendrojë jashtë fushave Medon Berisha

Shkruar nga Pamfleti

La fushën e lojës me barrelë, Leçe zbulon sa do të

Tashmë është mësuar edhe shkalla e dëmtimit të Medon Berishës. Leçe ditën e sotme ka dalë me një njoftim zyrtar dhe ka zbuluar gjendjen e shqiptarit.

Nga sa mësohet, lideri i Kombëtares shqiptare ka pësuar një dëmtim të gradës së dytë në kofshën e djathtë. Një dëmtim i cili parashikon ta mbajë larg fushës së blertë rreth 1 muaj e gjysmë dhe ky është një lajm pozitiv, pasi dalja me barrelë dhe lotët pas dëmtimit në sfidën ndaj Pizës, lanë përshtypjen për një dëmtim shumë të rëndë të mesfushorit.

Leçe bën me dije se futbollisti Medon Berisha, pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen Leçe-Piza, ka kryer këtë mëngjes rezonancën magnetike, që ka treguar një tërheqje të gradës së dytë në kofshën e djathtë”, shkruhet në njoftimin e klubi italian.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by U.S. Lecce (@uslecce)

medon berisha mesfushori shqiptar leçe

Lini një Përgjigje