TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Shkurt 2026, 11:07

Lara Colturi kualifikohet për në “finalen” e Slalomit, në pistë për Shqipërinë edhe Semire Dauti e Lisa Brunga

Shkruar nga Pamfleti
Lara Colturi kualifikohet për në “finalen” e Slalomit,
Lara Colturi

Lara Colturi e nisi garën e Slalomit në Cortina me kohën e shtatë më të shpejtë në lëshimin e parë, duke siguruar kalimin në raundin final.

Skiatorja shqiptare zbriti e para në pistë në garën që mbyll programin e Lojërave Olimpike Dimërore për ekipin kuqezi. Ajo e përfundoi provën e parë në vendin e shtatë, rezultat që e mban në garë për pozicionet e para përpara lëshimit të dytë.

Slalomi mbetet disiplina ku Colturi ka arritur rezultatet më të mira edhe në Kupën e Botës. Ajo ka regjistruar katër podiume, me dy vende të dyta dhe dy të treta, duke e renditur mes sportisteve konkurruese edhe në këtë aktivitet olimpik.

Lëshimi vendimtar zhvillohet në orën 13:30.

Në të njëjtën disiplinë garojnë edhe Semire Dauti dhe Lisa Brunga. Të dyja e nisin nga pozicione të pasme dhe synojnë të fitojnë përvojë në këtë edicion, duke qenë 17 dhe 18 vjeçe. Rezultati i tyre shihet si hap në ndërtimin e karrierës sportive.

Lara Colturi kualifikohet për në “finalen” e Slalomit,

lara colturi slalom semire dauti e lisa brunga

Lini një Përgjigje