TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Qershor 2025, 16:11

Liga e Konferencës/ Vllaznia nis rrugëtimin në “Elbasan Arena”, shkodranët nxjerrin në shitje biletat për sfidën europiane

Shkruar nga Pamfleti

Liga e Konferencës/ Vllaznia nis rrugëtimin në “Elbasan

Vllaznia do të nisë rrugëtimin e saj në Europë më datë 10 korrik. Skuadra shkodrane e drejtuar nga Edi Martini do të përballet me Daugavpils në turin e parë të Ligës së Konferencës.

Përballja e parë do të zhvillohet në fushën e Vllaznisë, jo në “Loro Boriçi” por në “Elbasan Arena”. Ditën e sotme, klubi shkodran ka bërë të ditur dhe çështjen e biletave.

Vllaznia ka njoftuar se biletat kanë dalë në shtije online. Ndërsa më datë 5 korrik, pesë ditë përpara sfidës, biletat fizike do të jenë në shitje në Shkodër, Tiranë dhe në Elbasan.

Njoftimi i Vllaznisë:

“Biletat për ndeshjen Vllaznia BFC Daugavpils janë tashmë në shitje online!

10 Korrik | Elbasan Arena | Ora 20:00. Merr tani biletën online në www.al.ebileta.al

Biletat fizike do të jenë në shitje në Shkodër, Tiranë dhe Elbasan duke filluar nga data 5 Korrik”, shkruan Vllaznia

Lini një Përgjigje