Sport24 Janar 2024, 23:01

Liverpuli kalon testin e parafundit, sfidon Brojën me shokë në finalen e Kupës së Anglisë

Shkruar nga Pamfleti

Liverpuli kalon testin e parafundit, sfidon Brojën me shokë në

Liverpuli është kualifikuar në finalen e EFL CUP. Pasi fitoi 2-1 ndaj Fulhamit në aktin e parë, sfida e sotme në "Craven Cottage" përfundoi në shifrat 1-1.

Të kuqtë shënuan në minutën e 11. Diaz shfrytëzoi në maksimum një asist të Kuansah, për të zhbllokuar ndeshjen. Vendasit nuk u dorëzuan dhe insistuan për golin e barazimit, të cilin e gjetën me anë të francezit Diop, në minutën e 77. Skuadra e Marco Silvas shkaktoi drithërima në stadium në minutat e fundit, Rodrigo Muniz gjuajti bukur nga brenda zonës, por u bllokua nga prapavija.

Në finalen e madhe të planifikuar të luhet në Londër, Liverpuli do të përballet me Çelsin e Armando Brojës, me 25 shkurt. Se kush do ia dalë mbanë, mbetet të shihet.

liverpul fulham carabao cup