TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Tetor 2023, 13:48

Lojtari i kombëtares: Kam marrë oferta shumë joshëse, por zgjodha të luaj me zemër për Kombëtaren

Shkruar nga Pamfleti

Lojtari i kombëtares: Kam marrë oferta shumë joshëse, por

Mario Mitaj po i mrekullon të gjithë tifozët e Kombëtares me mënyrën sesi paraqitet në fushën e blertë. Në një intervistë së fundmi, futbollisti ka rrëfyer si përkundrejt ofertave joshëse, ka zgjedhur me zemër të luajë me Kombëtaren tonë.

“Kur firmosa me AEK kontratën e parë, që u bëra futbollist profesionist, gjithmonë Federata Greke e Futbollit u ka thënë klubit: “Na sillni Mitajn se do të jetë titullar në çdo grupmoshë, deri në grupmoshën e Shpresave”.

Unë i falënderoj shumë për interesimin dhe ftesën që më kanë çuar, por unë kam zgjedhur me zemër dhe zemra më ka thënë që të përfaqësoj Shqipërinë.

Që kur isha 1-vjeç, në çdo verë vija në Shqipëri për pushime. Në shtëpi flisnim vetëm shqip, ishte kusht i vendosur nga babai edhe për mua dhe për motrën, që të flasim sa më mirë shqip”, tha Mitaj.

mario mitaj oferta joshese kombe

Lini një Përgjigje