
Një tjetër futbollist ka vendosur të veshë fanelën e Kosovës. Bëhet fjalë për 17-vjeçarin Edion Gashi, i cili luan në Bundesligë me ekipin e Shalke 04 në grupmoshën U-19.
Edioni luan në rolin e mesfushorit ofensiv dhe po kalon një formë të mirë duke treguar edhe rezultate të mira me skuadrën e tij.
Punën e Edionit e ka parë nga afër trajneri i Kosovës U-19 Adil Maliqi, i cili pas një bisede me talentin kosovar në Gjermani, ka konfirmuar ardhjen e tij.
Edion Gashi është një talent që premton shumë dhe pritet t’i tregojë aftësitë e tij edhe në grupmoshat e Kosovës.