TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Nëntor 2025, 21:17

Luhet “gjithçka për gjithçka” në Britaninë e Madhe, Shqipëria rrezikon ndeshje ‘ferri’ në play off

Shkruar nga Pamfleti

Luhet “gjithçka për gjithçka” në

Shqipëria ka siguruar “biletën” për fazën “play-off” të Kupës së Botës, e cila do mbahet vitin e ardhshëm. Ndeshjet e mbrëmjes së sotme do të qartësojnë edhe rivalët e mundshëm. “Llogaritë” e hapura janë në Grupin C dhe J.

Specifikisht në Grupin C, ndeshja mes Skocisë dhe Danimarkës, e cila po luhet në “Hampden Park” të Glasgou do vendosë për kreun. Danezët mbajnë vendin e parë me 11 pikë, por nëse skocezët triumfojnë, ata përmbysin gjithçka dhe sigurojnë automatikisht “biletën” për Kupën e Botës.

Nëse ndodh “skenari” i fundit, shanset që Shqipëria të përballet me Danimarkën në “play-off” janë të mëdha (humbësi mes Skoci-Danimarkë futet në vazon e parë të “play-off’-it). Po ashtu në Britaninë e Madhe do të luhet një tjetër duel vendimtar për pozicionin e 2-të në Grupin J Uells – Maqedonia e Veriut.

Të dyja përfaqësueset janë me nga 13 pikë, dhe fqinjët tanë në këtë duel luajnë me dy rezultate, fitore dhe barazim, ndërsa te uellsianët nuk ka rrugë tjetër përveç fitores. Në “letër” për Kombëtaren tonë do ishte rival më i kalueshëm maqedonasit, që me shumë gjasa në rast fitoreje do të jenë në vazon e dytë, kurse triumfi i Uellsit i dërgon britanikët në vazon e dytë.   

shqipëria kualifikueset e botërorit

Lini një Përgjigje