TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Mars 2023, 17:41

Madridi në “shtetrrethim”, Real-Liverpul do të mbikëqyret nga 1600 policë, ndeshja në ‘Santiago Bernabeu’ me rrezikshmëri të lartë

Shkruar nga Pamfleti

Madridi në “shtetrrethim”, Real-Liverpul do të

Gjithsej 1.600 policë do të marrin pjesë këtë të mërkurë në ruajtjen e sigurisë për ndeshjen e dytë të fazës së 1/16 të Champions League mes Realit të Madridit dhe Liverpulit, ndeshje e shpallur me rrezikshmëri të lartë, që do të luhet në orën 21:00 në stadiumin ‘Santiago Bernabeu’.

Siç njoftojnë institucionet qeveritare në Madrid, “Los Blancos” pret një pjesëmarrje prej rreth 63.000 personash, ndër të cilët priten të jenë rreth 1.800 tifozë të skuadrës angleze.

Në operacionin e sigurisë do të marrin pjesë 250 agjentë të Policisë Kombëtare nga njësi të ndryshme, të cilët do të monitorojnë zonat përreth stadiumit.

Këtij dislokimi do t'i bashkohen 70 anëtarë të Policisë Bashkiake të Madridit, 20 komponentë të Mbrojtjes Civile Samur, tre departamente zjarrfikëse nga këshilli i qytetit, 64 anëtarë të Kryqit të Kuq dhe 1.180 roje private të sigurisë të punësuar nga grupi lokal.

Për të përshpejtuar kontrollet në prag të ndeshjes, tifozëve u rekomandohet që të shkojnë paraprakisht në stadium.

real madrid-liverpul champions league

Lini një Përgjigje