TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Prill 2026, 15:39

Maldini Kacurri feston rrjetën e parë si profesionist, gol me “makthin” e Mançester Junajtid (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Maldini Kacurri feston rrjetën e parë si profesionist, gol me

Maldini Kacurri ka shënuar sot golin e parë në karrierën e tij si lojtar profesionist. Qendërmbrojtësi 20-vjeçar i Kombëtares shqiptare gjeti rrjetën në sfidën ndaj Suindonit, duke kontribuar në avantazhin 2-0 të Grimsbit.

Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 45-të të “League Two”, niveli i katërt i futbollit anglez për nga rëndësia. Rezultati ka peshë për objektivat e klubit, i cili synon ngjitjen në një kategori më të lartë.

Kacurri po fiton minuta me skuadrën angleze, ku është transferuar në janar nga Arsenali. Ai ka një kontratë me Grimsbin deri në vitin 2027, çka tregon besimin e klubit në zhvillimin e tij.

Grimsbi ndodhet në një fazë vendimtare të sezonit, duke luftuar për të siguruar promovimin. Çdo pikë në javët e fundit është thelbësore për renditjen përfundimtare.

Në gusht të vitit të kaluar, Grimsbi mposhti pas goditjeve të penalltive Mançester Junajtid në raundin e dytë të Kupës së Ligës (Carabao Cup).   

maldini kacurri qendërmbrojtësi shqiptar suindon

Lini një Përgjigje