TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Maj 2025, 20:17

Mançester Siti dhe Borusia e Dortmundit pas mesfushorit shqiptar, rritje e jashtëzakonshme në sezonin e parë për 22-vjeçarin

Shkruar nga Pamfleti

Mançester Siti dhe Borusia e Dortmundit pas mesfushorit shqiptar, rritje

Ardon Jashari ka spikatur me sezonin e tij te Klub Bryzh. Mesfushori shqiptar ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europianë, ndërsa së fundmi është raportuar interes nga Anglia dhe Gjermania.

Jashari është në radarin e Mançester Sitit në Angli. Në anën tjetër Dortmundi po ashtu kërkon shërbimet e tij.

Niko Kovaç e kërkon te klubi gjerman për sezonin e ri. Madje Jashari tregon objektivin parësor të tij.

22-vjeçari u afrua te klubi belg në verën e kaluar për shifrën e 6 milionë eurove. Kontrata e tij është e vlefshme deri në vitin 2029, për këtë shuma e transferimit pritet të jetë e majme.

 

ardon jashari mesfushori shqiptar mançester siti borusia dortmund

Lini një Përgjigje