TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Mars 2026, 17:15

Mario Mitaj mund të largohet nga Arabia, sfidë e re për mbrojtësin kuqezi

Shkruar nga Pamfleti

Mario Mitaj mund të largohet nga Arabia, sfidë e re për

Mario Mitaj vijon të jetë në qendër të vëmendjes tek Al Itihad, sidomos sa herë përflitet për lëvizjet e klubit në merkato. Sipas raportimeve të fundit, skuadra saudite synon të përforcohet në krahun e majtë të mbrojtjes.

Një zhvillim i tillë do të sillte konkurrencë të re për mbrojtësin shqiptar brenda ekipit. Aktualisht, në atë rol aktivizohet edhe Hasan Kadesh, i cili ka përfituar nga rregullat mbi numrin e lojtarëve të huaj dhe është përdorur shpesh si titullar.

Në këtë situatë, nuk përjashtohet mundësia që vetë Mitaj të largohet nga kampionët e Arabisë Saudite gjatë merkatos së verës. Ky sezon ka qenë më i vështirë për shqiptarin, që ka humbur vendin në formacionin titullar tek Al ttihad.

Klubi ka investuar 5 milionë euro për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare. Në rast të një transferimi të mundshëm, vlera e kartonit pritet të mbetet në shifra të përafërta.

mario mitaj mbrojtësi i kombëtares al itiha

Lini një Përgjigje