
Sulmuesi i PSG-së, Marko Asensio i ka dhënë fund beqarisë. Ai është martuar mbrëmë me influenceren Sandra Garal në Majorka.


Lajmi është bërë i ditur nga vetë bashkëshortja e tij përmes disa postimeve në “Instastory”. Garal ka ndarë momente të bukura me futbollistin spanjoll si dhe me miqtë e tyre më të ngushtë.
27-vjeçari ka fituar gjithçka në karrierën e tij me Realin e Madridit, duke qenë fituesi i 3 Champions League, 4 Botërorëve për klube, 3 titujve kampion në Spanjë, 3 Superkupave të Spanjës, 1 Kupe të Mbretit si edhe 3 Superkupave Europiane.


Lini një Përgjigje