
Mbrëmja e sotme e kualifikueseve për Botërorin 2026, solli emocione të forta me Gjermaninë, Spanjën dhe Belgjikën që dhuruan ndeshje fantastike.
Gjermania iu kthye fitores pas humbjes me Sllovakinë, duke mposhtur 3-1 Irlandën e Veriut. “Panzerat” vuajtën, por treguan shpirt luftarak, ndonëse kanë ende punë për të siguruar kualifikimin. Në të njëjtin grup, Sllovakia vazhdon të shkëlqejë, duke mundur 1-0 Luksemburgun dhe ruajtur kreun.Spanja shkatërron Turqinë, Gjeorgjia surprizon në Grupin E
Në Grupin E, Gjeorgjia mposhti bindshëm 3-0 Bullgarinë, duke treguar potencial. Por spektakli erdhi nga Spanja, kampionët e Europës, që shkatërruan Turqinë 6-0 në Konia, duke konfirmuar forcën e tyre.Depay bën historinë me Holandën, Polonia fiton në Grupin G
Holanda siguroi një fitore të vështirë 3-2 ndaj Lituanisë në Grupin G, me Memphis Depay që shkëlqeu duke shënuar dy gola dhe u bë golashënuesi më i mirë në historinë e “Tulipanëve”.
Në të njëjtin grup, Polonia fitoi 3-1 ndaj Finlandës, duke mbajtur gjallë shpresat për kualifikim.Maqedonia e Veriut dhe Belgjika dominojnë në Grupin J
Maqedonia e Veriut shkëlqeu me një fitore 5-0 ndaj Lihtenshtejnit, duke mbajtur vendin e parë në Grupin J.
Belgjika ndoqi hapin, duke mposhtur 6-0 Kazakistanin dhe duke qëndruar në ndjekje të kreut.Kualifikueset vazhdojnë të dhurojnë emocione, ndërsa skuadrat luftojnë për një vend në Botërorin 2026!
Lini një Përgjigje