TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Shtator 2025, 22:13

Tirana nuk humbet kohë, pak orë pas shkarkimit të Vangjel Miles emëron trajnerin e ri!

Shkruar nga Pamfleti

Tirana nuk humbet kohë, pak orë pas shkarkimit të Vangjel Miles

Pak orë pas shkarkimit të trajnerit Vangjel Mile, KF Tirana ka gjetur pasuesin në pankinë bardheblu. Tirana ka zyrtarizuar sot emërimin e trajnerit italian Roberto Bordin, i cili do të marrë drejtimin e 26-herë kampionëve të Shqipërisë.

Italiani është një emër i njohur në futbollin italian dhe ndërkombëtar, me eksperiencë të gjerë si trajner. Ai ka drejtuar skuadra si Sheriff Tiraspol, Neftçi Baku, Triestina, si edhe ka qenë trajner i Kombëtares së Moldavisë.

Krahas tij, Tirana ka prezantuar edhe Marco Veronese si zëvendës trajner. Veronese ka një karrierë të gjatë si lojtar dhe trajner, duke qenë pjesë e projekteve serioze në Itali, ndërsa në nivel ndërkombëtar ka shërbyer edhe si ndihmës trajner i Kombëtares shqiptare gjatë periudhës së suksesshme nën drejtimin e Gianni De Biasit. Kjo e bën atë një njohës të mirë të realitetit të futbollit shqiptar.

Klubi bardheblu i ka uruar mirëseardhje dyshes italiane, duke u shprehur optimist për sukseset e ardhshme. Tirana ka marrë vetëm 1 pikë në dy ndeshjet e para, gjë që solli dhe shkarkimin e trajnerit Vangjel Mile.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF Tirana (@kftirana.al)

Lini një Përgjigje