
Kilian Mbape ka bërë një hap prapa në mosmarrëveshjen e tij ligjore me PSG-në. Sipas “L’Équipe”, sulmuesi i Realit të Madridit ka tërhequr padinë penale për prishje imazhi dhe tentativë zhvatjeje të ngritur më 16 maj kundër ish-klubit të tij. Akuza kishte çuar në hapjen e një hetimi gjyqësor nga zyra e prokurorit të Parisit dhe ndërhyrjen e dy gjyqtarëve hetues.
Vendimi vjen nga dëshira e Mbape për të qetësuar ujërat dhe për t’u përqendruar vetëm në aspektin sportiv. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se PSG dhe Mbape nuk do shihen më në gjykata.
Në “Conseil de Prud’hommes” është dorëzuar prej kohësh një ankesë, me të cilën ai kërkon pagesën e afërsisht 55 milionë eurove në lidhje me pagat e prapambetura dhe bonuset gjatë muajve të fundit të kaluar në PSG.
Lini një Përgjigje