TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Korrik 2025, 18:49

Tirana bën afrimin e parë, kush është sulmuesi i ri i bardhebluve që pritet të zbarkojë në kryeqytet

Shkruar nga Pamfleti

Tirana bën afrimin e parë, kush është sulmuesi i ri i

Tirana ka arritur akordin me sulmuesin gjeorgjian Tsotne Patsatsia. Nga klubi bardhblu nuk ka ende asnjë konfirmim zyrtar për transferimin e tij, por mediat në Gjeorgji bëjnë me dije se 25-vjeçari do të vijojë karrierën e tij në kampionatin shqiptar me Tiranën.

Sipas “CrystalSport”, lojtari do të udhëtojë për në Tiranë brenda pak ditëve së bashku me menaxherin Besik Tedoradze dhe do të nënshkruajë një kontratë në bazë 1+1.

Në sezonin e kaluar Tsotne Patsatsia ishte pjesë e Torpedo Kutaisit, skuadra e cila eliminoi bardheblutë në turin e parë të Ligës së Konferencës. Dhe pse në të dyja ndeshjet nuk mori asnjë minutë.

Tirana bën afrimin e parë, kush është sulmuesi i ri i

Muajin e kaluar, ai e ndërpreu kontratën me Torpedo Kutaisi me pëlqim të ndërsjellë dhe do t’i bashkohet klubit shqiptar si lojtar i lirë.

Tirana është klubi i parë i huaj për sulmuesin 25-vjeçar gjeorgjian. Ai ka luajtur edhe për Merani Martvili, Gagra, Shukura Kobuleti, Dinamo Batumi dhe Torpedo Kutaisi.

Në sezonin 2025 të Ligës Kombëtare Kristalbet, ai shënoi 2 gola dhe dha 2 asiste në 18 ndeshje (8 si titullar). Patsatsia është thirrur gjithashtu në ekipet kombëtare gjeorgjiane nën 18, 19, 20 dhe 21 vjeç.

 

tsotne patsatsia futbollsiti gjeorgjian tirana

Lini një Përgjigje