Sport23 Mars 2023, 19:34

Mbi 800 gola në karrierë, Lihtenshtajni “macja e zezë” për Kristiano Ronaldon, CR7 kërkon golin e parë te ‘viktima’ e tij

Shkruar nga Pamfleti

Mbi 800 gola në karrierë, Lihtenshtajni “macja e

Kristiano Ronaldo është golëshënuesi më i mirë në historinë e futbollit me 828 gola në 1155 ndeshje (midis klubeve dhe kombëtares) dhe është gjithashtu golëshënuesi më i mirë për sa i përket ekipeve kombëtare. Që nga debutimi i tij, ylli portugez ka shënuar tashmë 118 herë për ekipin luzitan dhe këtë e ka bërë me 46 ekipe nga e gjithë bota.

Interesant është fakti se Lihtenshtajni nuk është ende në listën e 'viktimave' të CR7 dhe, për rrjedhojë, ndeshja e sotme ka një nxitje shtesë për kapitenin, i cili do të mundë të përmbushë maksimën 'hera e tretë është për mirë'.

Ronaldo tashmë është përballur dy herë me kombëtaren që po viziton Alvalade, të dyja në kualifikimet për në Botërorin e vitit 2006. E para u zhvillua në tetor të vitit 2004, në Vaduz, në barazimin (2-2). Pauleta shënoi një nga golat e Portugalisë (tjetri autogol) me asistencën e CR7, i cili ishte në formacionin titullar dhe u largua në minutën e 62.

Takimi i dytë ishte një vit më vonë, në Municipal de Aveiro, dhe portugezi fitoi me rezultatin 2-1. Ronaldo asistoi sërish Pauletën në golin e parë portugez dhe u largua në minutën e 84 për t'i lënë vendin Nunjo Gomesh, i cili një minutë më vonë shënoi golin e fitores.

kristiano ronaldo sulmuesi portugez lihtenshtajni