Sport23 Mars 2023, 17:31

Cikli i ri i Shqipërisë U-21 nis me fitore, spektakël kuqezi në transfertë, bindin Shpresat e Alban Bushit

Shkruar nga Pamfleti

Cikli i ri i Shqipërisë U-21 nis me fitore, spektakël kuqeziShqipëria U21 fitoi 2-1 në miqësoren e luajtur në Turqi.

Kuqezinjtë e Alban Bushit triumfuan ndaj bashkëmoshatarëve të Azerbajxhanit, ndërkohë që do luajnë edhe ndaj Polonisë (27 mars).

Stiven Shpendi zhbllokoi sfidën në fundin e pjesës së parë. Ishte minuta e 43, kur 19-vjeçari i talentuar që luan me Çezenën në Serinë C, realizoi një gol të bukur.

Azerbajxhani barazoi takimin sapo nisi pjesa e dytë, më konkretisht në minutën e 46, falë golit të Çamalov, por skuadra jonë u rikthye shumë shpejt në avantazh.

Adrion Pajaziti, i cili aktivizohet me Haugesund në Norvegji, shfrytëzoi një top të ardhur nga krahu i djathtë.

20-vjeçari goditi saktë dhe nisi festën me shokët e skuadrës. Alban Bushi e nisi takimin me këtë formacion: Simoni, Mjaki, Buxhelaj, Gjini, Mitaj, Ismaili, Kurtulan, Berisha, Pajaziti, Shpendi, Toçi.

Pas katër ditësh do të luhet miqësorja e radhës ndaj Polonisë. Shqipëria U-21 është pjesë e grupit E në eliminatoret e “EURO U-21”, bashkë me Rumaninë, Finlandën, Zvicrën dhe Malin e Zi.

shqipëria u-21 kuqezinjtë e alban bushit miqësorja me azerbajxhanin