Holanda po përgatitet për ndeshjen e nesërme me Francën për eleminatoret e “EURO 2024”. ‘Tulipanët’ nën drejtimin e Ronald Kuman i rikthyer në stol, do ta luajnë sfidën e parë në “Stade de France”. Me nënkampionët e botës do të jetë mjaft e vështirë, aq më tepër që ata janë të plotë në kontigjent dhe luajnë në shtëpinë e tyre.
Por një problem është shfaqur në grumbullimin e kombëtares hollandeze. Pesë lojtarë ditën e sotme kanë shfaqur probleme infeksioni dhe bëhet fjalë për Matajis De Ligt, Kodi Gakpo, Xhoei Virman dhe Verbrugen. Sipas mediave holandeze problemi mund të ketë lindur për shkak të konsumit të mishit të pulës mbrëmjen e kaluar në grumbullim.
Largimet ishin një tjetër goditje për trajnerin Ronald Kuman përpara ndeshjes së parë të mandatit të tij të dytë në krye të ekipit kombëtar. Brenda kësaj jave, mesfushori i Barcelonës, Frenki de Jong dhe anësori i Ajaksit, Stivën Berguijn lanë gjithashtu grumbullimin, për shkak dëmtimi.
Kuman thirri mesfushorin e Bajernit të Mynihut, Rajan Gravenbersh, Kjell Sherpen të Vitese Arnhem dhe mbrojtësin e Interit Stefan de Vraj si zëvendësues.
Lini një Përgjigje