
Ka përfunduar java e 36-të dhe e fundit e kampionatit të rregullt të “Abissnet Superiore”. Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani kaluan në fazën “Final Four”.

Skënderbeu dhe Laçi bien nga kategoria, ndërsa Tirana me fitoren përballë Dinamos i ka dhënë vetes një mundësi për të luajtur në “play-out” për mbijetesë.

Kujtojmë se të gjitha ndeshjet u luajtën në orën 15:30. Në “Arenën e Demave”, Partizani triumfoi ndaj AF Elbasanit me rezultatin 2-0 dhe siguroi një vend në “Final Four”.

Bylisi siguroi mbijetesën pasi mposhti Skënderbeun në Korçë me rezultatin 1-2. Tirana mundi Dinamo City-n në “Arena Egnatia” 2-0, ndërsa Vllaznia barazoi 1-1 me Laçin në “Loro Boriçi”. Sfida tjetër, Teuta – Egnatia, në “Niko Dovana” u mbyll me fitoren e durrsakëve 2-1.
Lini një Përgjigje